INFRASTUKTURA

Mjediset e “TechSpace” janë të projektuara për të mundësuar bashkëdizenjimin e produkteve inovatore, testimin e tyre, ndarjen e ideve dhe krijimin e prototipeve, si dhe çlodhjen në hapësirat e dedikuara.

PA KOSTO

Në hapësirat tona të punës gjenden mjete dixhitale në dispozicion të zhvillimit të ideve të Startup-eve, të cilat mund të përdoren falas, si dhe ofrohet konsulencë profesionale dhe ndjekje e mbështetje hap pas hapi të ideve të Startup-eve nga ekspertët e specializuar në fusha të ndryshme (TIK, marketing, juridik, ekonomik, financë etj.), nga inicimi i punës deri në krijimin e produktit përfundimtar.

HAPËSIRA TË POSAÇME

Të gjitha këto qëllime arrihen përmes konceptimit të hapësirës fizike në disa pjesë ku përfshihen: hapësira e ekspozimit të produkteve (showroom), “Tech shop”, salla e konferencave, sallat e mbledhjeve, kuzhina dhe zona e çlodhjes dhe argëtimit. Ndërthurja e të gjithë këtyre mjediseve të dedikuara, që plotësojnë nevojat e Startup-eve të reja dhe atyre në zhvillim duke integruar një sërë teknologjish të ndryshme, ndihmon në krijimin dhe promovimin e produkteve inovatore.

Show room

Në mjediset e ‘showroom-it’ do të ekspozohen produkte inovatore të krijuara dhe të ndërtuara nga startup-et e akomoduara në ambientet e qendrës duke e bërë këtë ambient promotorin e parë të tyre. Qëllimi i kësaj hapësire do të jetë edhe frymëzimi i startup-eve të tjera për zhvillimin e produkteve në ambientet e Tech Space.

Kuzhina

Në “TechSpace” gjendet hapësira e kuzhinës dhe kafes, si dhe hapësirat për networking. Në këto ambiente të rinjtë, përveçse mund të çlodhen, mund të njohin njëri-tjetrin dhe të krijojnë grupe pune në rast se kanë një ide por nuk kanë një skuadër për zhvillimin e saj.

Sallat e takimeve

Sallat e takimeve dhe konferencave do të mundësojnë zhvillimin e seminareve, trajnimeve, workshop-eve etj. për një numër të madh pjesëmarrësish të qendrës. Ato ofrojnë gjithashtu pajisjet e nevojshme për prezantime, brainstorming, diskutime, mentorim etj.

PAMJE E BRENDSHME