Regjistrohu në TOM

TOM është një lëvizje globale e komuniteteve, që krijon dhe shpërndan zgjidhje të përballueshme për “sfidat e lëna pas dore” të njerëzve që jetojnë me aftësi të kufizuara, të moshuarit dhe të varfërit.

TOM, bazuar në modelin e funksionimit në Izrael, është i orientuar drejt biznesit social (social business). Shërbimet ose produktet që ofrohen në treg mundësojnë zgjidhje për probleme që nuk janë adresuar më parë nga sektori privat ose ofrojnë zgjidhje me kosto më të lartë, gjë, që financiarisht e bën të vështirë për t’u përballuar nga çdo grup nevoje.

Në kuadër të krijimit të komunitetit TOM në Shqipëri, projekt i ndërmarrë nga AKSHI dhe Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, hapet thirrja për aplikim për të rinjtë që duan të bëhen pjesë e komunitetit TOM.

Kush mund të marrë pjesë? Çdo i ri i cili ka dëshirë të bëhet pjesë e komuniteteve/ Klubeve studentore TOM në të gjitha universitetet.

Për t’u regjistruar plotësoni formën e aplikimit në vijim.

Innovation cannot be developed in isolation; it requires collective action. At TechSpace, you can find the resources, knowledge, and talent to develop your initiatives.

Address: Building of Innovation, St. Pope John Paul 2, Tirana

Email: info@techspace.al