3 maj 2023, ora 13:30 në TechSpace
TechSpace ju fton që të merrni pjesë në takimin e radhës të sipërmarrësve të suksesshëm në ekosistem për të folur mbi rrugëtimin në sipërmarrje.
Në takimin me sipërmarrësin Valer Pinderi do të flasim mbi:
E-commerce në Shqipëri;
Evolucioni i tregtisë online;
Avantazhet & disavantazhet e të bërit biznes në e-commerce në Shqipëri.
Valer Pinderi është themelues i kompanisë së parë të mirëfilltë e-commerce në Shqipëri që nga 2011 me Dyqan Taxi dhe tani e transformuar në Aladini Trade Partner. Ai ka një edukim në ekonomi më profil të theksuar në marketing pranë Universitetit të Tiranës në Shqipëri.
Pinderi ka një eksperiencë të plotë prej 360 gradë me tregtinë në internet, pasi e ka nisur nga një prej bizneseve më të mëdha tradicionale të shitjeve me pakicë dhe më pas themeloi kompaninë e tij duke qënë i vetmi punonjës. Sot ekipi i kompanisë së tij numëron mbi 65 persona.
Në vitet e fundit, z. Valer Pinderi ia ka dedikuar një pjesë të konsiderueshme të kohës së tij rritjes së kapaciteteve të të gjitha kompanive në Shqipëri për tregtinë online sepse sa më i mirë të jetë tregu dhe ekosistemi, aq më i madh do jetë numri i konsumatorëve për biznesin e tij dhe komunitetin që operon në këtë fushë.
Për tu regjistruar në këtë takim plotësoni link në linkun në vijim, ose kontaktoni në: info@techspace.al
Linku: https://techspace.al/regjistrohu/student/