Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë si institucione bashkëdrejtuese të procesit të integrimit në fushën digjitale, janë duke ndjekur aktivitetet në kuadër të pjesëmarrjes së Shqipërisë në Programin Digjital të Bashkimit Evropian (DEP) si “associated country”.

 

Programi Digjital i BE-së (2021-2027), mbështet transformimin digjital në Bashkimin Evropian dhe në vendet e tjera pjesëmarrëse jashtë BE. Programi përmban disa objektiva specifike që janë të hapura për vendet pjesëmarrëse jashtë BE-së si:

– Përpunimi kompjuterik me performancë të lartë;

– Inteligjenca artificiale, të dhënat dhe cloud;

– Aftësitë digjitale të avancuara;

– Përshpejtimi i përdorimit sa më të mirë të teknologjive digjitale.

 

Në kuadër të këtij Programi, BE ka planifikuar të hapë në Janar 2024 një thirrje për mbështetjen e Qendrave të Inovacionit të vendeve pjesëmarrëse, si “asociated countries” përmes një procesi përzgjedhës me disa faza.

 

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit në bashkëpunim, kanë iniciuar një proces për identifikimin/regjistrimi për të gjithë Qendrat e Inovacionit që veprojnë në Shqipëri dhe kontribuojnë për transformimin digjital.

 

Ftojmë të gjitha Qendrat e Inovacionit Digjital që veprojnë në Shqipëri të dërgojnë brenda datës 1.10.2023, në adresën: dih@techspace.al dhënat si më poshtë:

 

– Emrin e Qendrës së Inovacionit;

– Detajet e Kontaktit (emër, mbiemër, telefon, e-mail, webpage);

– Fushën e veprimtarisë së Qendrës së Inovacionit:

– Një përmbledhje te shkurtër të aktivitetit të Qendrës në dy-tre vitet e fundit;

Për më shumë informacion për Programin Digjital të BE-së (2021-2027), mund t’i referoheni: https://digital-strategy.ec.europa.eu/en/activities/digital-programme.

 

 

Ju faleminderit!