19 Nëntor, startup-et e përzgjedhura për programin e inkubimit, mbajtën trajnimin për modelin e biznesit.

Duke mësuar më shumë mbi:

Identifikimin e nevojës që plotësojnë në treg

  • Klientin potencial
  • Kanalet e shitjes
  • Strukturën e kostove
  • Strukturën e të ardhurave, etj.

Trajnimi u mbajt nga eksperti i ekosistemit të startup-eve dhe trajnuesi Ergest Nako i cili trajnimin e fokusoi tek ana praktike dhe mirë identifikimi i të 9 blloqeve të Business Model Canvas.