15 Maj 2019
Në këtë drejtim dhe në shumë detaje të tjera u fokusua sesioni informues i i kësaj të mërkurë, me temë: “Change, Change, Change…“ (Adoption and Change Management)”, i zhvilluar nga ekspertë të Microsoft, pranë TechSpace. Dy prej konsultentëve më në zë të Microsoft, Irena Knežević-Stojanović dhe Sead Borovina, njohën të rinjtë e pranishëm me disa elementë të praktikave menaxhuese të ndryshimeve, si dhe ndanë eksperienca interesante nga puna e tyre. Ekspertët theksuan se transformimet digjitale nuk mund të bëhen pa njerëzit, ndaj ato sjellin përfshirjen e njerëzve, fuqizojnë punonjësit, optimizojnë veprimtarinë, përsëri në funksion të njerëzve e njëkohësisht transformojnë produktet për njerëzit. Më tej, ekspertët u mësuan të rinjve se si mund t’i afrohen përdoruesit fundor për ta përdorur aplikacionin apo zgjidhjen IT të implementuar prej tyre.