20 Mars 2019
Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, gjatë një interviste për “ERTV-në”, zhvilluar pranë ‘TechSpace’, shtëpisë më të madhe të teknologjisë në Shqipëri u shpreh se mjedisi i laboratorit është plotësisht i përshtatshëm për të rinjtë, të cilët mund të përdorin mjetet e teknologjisë së fundit, për të zhvilluar projektet e tyre inovatore. Karçanaj kujtoi edhe premtimin e Kryeministrit Edi Rama, sipas të cilit, në harkun kohor të një viti pune, 10 projektet më të mira që lindin nga ‘TechSpace’ do të shkojnë në ‘Silicon Valley’, të Kalifornisë në SHBA, një destinacion fantastik për të gjithë profesionistët e teknologjisë. Znj. Karçanaj foli gjerësisht për laboratorin dhe mundësitë e reja që do të krijohen për të rinjtë, si dhe për arritjet e fundit të portalit e-Albania, i cili menaxhohet dhe administrohet nga AKSHI. Një risi, që znj. Karçanaj theksoi ndër të tjera, ishte edhe nisma mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për infrastrukturën e përbashkët teknologjike. Projekti do të shoqërohet nga një rrjet të tipit ‘LorawAN’, i cili do të shtrihet në secilin shtet me qëllim që, të gjitha pajisjet ‘Internet of Things’ të tyre, të komunikojnë me njëra-tjetrën në ‘cloud’. Ky rrjet inovativ qeveritar mund të ngrihet mbi infrastruktura ekzistuese me kosto tepër të ulet dhe të ofrojë performancë dhe siguri tejet të lartë. Më poshtë mund të lexoni intervistën e plotë të drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, znj. Mirlinda Karçanaj për ERTV-në. Si lindi ideja për ‘TechSpace’?Nga eksperienca ime shumëvjeçare në fushën e teknologjisë në Shqipëri mund të them se të apasionuarit, talentet dhe kreativët nuk kanë munguar dhe nuk mungojnë por përkundrazi, atyre u kanë munguar mjetet, infrastruktura dhe ndihma e duhur për të arritur shumë. Ndaj, ideja për të patur një ambient të dedikuar posaçërisht për ta diskutohej mes nesh prej kohësh. Mbetej vetëm konkretizimi i saj dhe sot, nën moton “Mëso, guxo, krijo!”, në TechSpace ose siç e quajmë mes nesh ‘shtëpia e teknologjisë në Shqipëri’, janë krijuar ambientet bashkëkohore dhe stimuluese për të gjitha ata që kanë dëshirë dhe ambicie për të zhvilluar inovacionin në Shqipëri. Cilave kategori do u shërbejë “TechSpace” dhe si? Ky ambient është i programuar për të funksionuar në dobi të startup-eve dhe studentëve të fokusuar në fushën TIK, por edhe të rinjve të tjerë ambiciozë në këtë drejtim. Çdo startup, grup studentësh, apo të rinj në fushën e TIK sot ka një shtëpi të dytë, ku mund të vijë, të mentorohet, të përdorë mjete softwer-ike apo hardwer-ike që i nevojiten, të bëhet pjesë e një grupimi më të madh falë të cilit mund të arrijë më shumë në një kohë shumë më të shkurtër. Si janë organizuar mjediset e “TechSpace”? Me kamerën tuaj ju mund të bëni një vizitë në ambientet e ‘TechSpace’, për të transmetuar edhe për publikun hapësirat e brendshme të tij. Jemi përpjekur të shfrytëzojmë maksimalisht çdo kënd për të qenë funksional dhe i përshtatshëm për secilin pjesëtar të ‘TechSpace’. Kryesisht, mjediset janë konceptuar për të akomoduar grupe që programojnë, për grupe që punojnë me zhvillimin e produkteve hardëare si dhe në mjedise të tjera të cilat mund të shfrytëzohen nga startup-et për zhvillimin e takimeve me qëllim përfaqësimin me një “zyrë” të mirëfilltë. Njëra prej sallave është e përqendruar për zhvillimin e konferencave/trajnimeve pasi është e pajisur me projektor i cili shërben edhe si ëhiteboard për diskutimin e ideve. Normalisht çdo gjë është menduar të jetë fleksibël duke qenë se të tilla janë nevojat e studentëve dhe startup-eve dhe asgjë nuk është e gdhendur në gur. Këtë jave po ndërtojmë një mënyrë më interaktive komunikimi me të gjithë pjesëmarrësit me qëllim që të marrim në kohë reale çdo lloj sugjerimi, propozimi apo nevojë të tyre.Nga momenti i hapjes së ‘TechSpace’, sa interes ka patur nga të rinjtë dhe a kemi këtu produktet e para inovative? Vetëm në muajin e parë kemi mbi 350 të regjistruar ndërkohë që ambientet shfrytëzohen çdo ditë nga rreth 100 të rinj të cilët shpenzojnë mesatarisht 3 orë duke punuar, mësuar dhe krijuar. Kemi disa startup-e të regjistruara të cilat po punojnë për produkte inovatore për tregun shqiptar, siç janë prototipet e syzeve për përdorim nga personat e verbër, ngritja e një platforme me kurse online për gjuhët e huaja, prototipi i biçikletave elektronike të integruara me guidë audio mbi atraksionet turistike shqiptare etj. Sa dhe si do të mund të mbështesë qeveria projektet më të mira që zhvillohen këtu?Krijimi i kushteve për të mbështetur nismat dhe zhvillimin e projekteve inovatore është në fokus të qeverisë. Fakt konkret është ‘TechSpace’. Do ju kujtoja vetëm një premtim që Kryeministri Rama bëri ditën e inaugurimit i cili pati mjaft entuziazëm nga të pranishmit: “Në harkun kohor të një viti pune, 10 projektet më të mira inovatore do të dalin nga TechSpace do të përfitojnë një vizitë në Silikon Valley, një destinacion fantastik për ambiciozët e fushës TIK” – ishte premtimi i Kryeministrit. Nuk besoj të ketë patur më herët një ftese kaq konkrete dhe motivuese për të rinjtë.Nga ana tjetër qeveria është në fazën fillestare të konceptimit të konkurseve që do të kenë në qendër stimulin financiar. Çfarë synojnë marrëveshjet e nënshkruaraNuk mund të shikojmë larg nëse nuk nisim nga studentët e degëve TIK, ndaj kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës. Këto marrëveshje kanë si synim nxitjen e produkteve dhe zgjidhjeve inovatore teknologjike të zhvilluara nga studentët. Në vëmendje kemi edhe nxënësit e shkollave profesionale të Teknologjisë së Informacionit, pasi jo pak herë gjen të rinj të talentuar dhe të apasionuar pas krijimit të produkteve TIK edhe në mosha më të vogla. Ndaj, kemi nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi për kryerjen e praktikës profesionale të nxënësve të shkollës teknike elektronike “Gjergj Canco” dhe shkollës për Teknologji Informacioni dhe Komunikimi “Hermann Gmeiner”. Në një hapësirë të dedikuar të ‘TechSpac’e, janë ekspozuar disa produkte konkrete të zhvilluara nga vetë këta nxënës, sikurse është këndi i ‘Smart City’ dhe ‘Internet of Things’. Duke qëndruar te risitë teknologjike në vendin tonë, portali e-Albania është padyshim ndër më të suksesshmit e viteve të fundit. Cili është impakti në shoqërinë shqiptare?e-Albania është produkti më impresionues shqiptar në fushën TIK. Natyrisht, nuk do të mund të ishte zhvilluar si projekt, nëse nuk do të ishte në fokusin maksimal të qeverisë prej vitit 2013 deri më sot. Përfitimet e e-Albanias sot ndihen masivisht nga qytetarët dhe biznesi, pasi tashmë ata janë përdorues të portalit dhe përfitojnë në kohë të shpejtë shërbimet e institucioneve shqiptare.Aktualisht janë mbi 800 mijë përdorues të regjistruar tek e-Albania, i cili ofron mbi 1,600 shërbime, nga të cilat rreth 600 janë elektronike. Prej tyre, 68 mundësojnë marrjen e një dokumenti me nënshkrim elektronik ndërsa 54 gjenerojnë një dokument me vulë elektronike. Me e-Albanian iu kemi kursyer qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve kohë dhe para; kemi evituar në total 70 vite pritje në radhë në sportelet e administratës në 1 vit e gjysmë si dhe iu kemi kursyer 100 milionë lekë të reja nga ofrimi pa pagesë i certifikatave të gjendjes civile. Të mendojmë që disa vite më parë zhvillime të kësaj natyre ishin të paimagjinueshme. Platforma Qeveritare e Ndërveprimit, unike në rajon dhe struktura bazë që mundëson të gjitha këto që sapo përmenda, numëroi vjet 52 milionë transaksione.Sigurisht, në vëmendjen dhe punën tonë vijon të jetë dixhitalizimi i pjesës së mbetur të shërbimeve fizike në virtuale.Në fund flasim pak për projektin e përbashkët mes Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës për infrastrukturën e përbashkët teknologjike? Jam shumë e entuziazmuar për këtë bashkëpunim të cilin po punojmë për ta konkretizuar shumë shpejt, pasi do të sjellë një kulture krejt të re dhe moderne të të punuarit. Bëhet fjale për të punuarit me konteinera të cilat konsiderohen si e ardhmja duke sjellë fleksibilitet në zhvillim dhe menaxhim. Bëhet fjale për pajisje IoT të cilat do të gjejnë zbatim në qytetet në mbarë vendin për të regjistruar, analizuar në kohë reale parametra të ndryshëm të qytetit të cilat më pas, duke u përpunuar në mënyrë inteligjente, të ofrojnë vendimmarrje më eficente të bazuar mbi BIG Data. Projekti i përbashkët do të shoqërohet nga një rrjet të tipit LoraËAN i cili do të shtrihet në secilin shtet me qëllim që të gjitha pajisjet IoT të tyre të komunikojnë me njëra-tjetrën në cloud. Ky rrjet inovativ qeveritar mund të ngrihet mbi infrastruktura ekzistuese me kosto tepër të ulet dhe të ofrojë performancë dhe siguri tejet të lartë. Më konkretisht projektet që duam të implementohen brenda vitit 2019 lidhur me “smart cities” janë projekte që konsistojnë në “Ndriçim inteligjent”, “Monitorimin e ndotjes së ajrit” dhe “Përfshirja e qytetarëve”. Të gjitha këto dhe më tepër do të marrin jetë sapo ky cloud të implementohet, duke u vënë të gjithë të rinjve studentë apo startup-eve, një teknologji “State of The Art” me të cilën të mund të konkurrojnë në tregjet ndërkombëtare.Vlen për t’u theksuar se Shqipëria ndër këto 3 shtete ka një rol drejtues nisur nga eksperienca që ka me Cloud-et, konteinerat apo edhe platformën “Open Data”Platforma opendata.gov.al e prezantuar pak kohë më parë do të shërbejë si një platformë e përbashkët për të tre shtetet me qëllim që të ofrojë të dhëna të hapura për të gjithë të apasionuarit të cilët mund t’i shfrytëzojnë ato për t’u dhënë jetë, për t’i kthyer nga të dhëna masive të përdorura për qëllime operacionale, në të dhëna të analizuara në mënyrë inteligjente në shërbim të qytetarëve.Intervistën e plotë mund ta ndiqni këtu: https://www.facebook.com/edirama.al/videos/303105853679747/