Regjistrohu në LaunchPad

LAUNCHPAD është një program i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, në bashkëpunim me TechSpace, i cili në qendër të tij ka inkubimin e #Startup-eve,  bazuar në modelin “triple-helix”, me qëllim zhvillimin e një produkti apo një modeli biznesi. Ideuar për t’u zhvilluar në një hapësirë disamujore, pranë TechSpace, startup-et e suksesshme mund të ndjekin programet e dedikuara që do të zhvillohen gjatë vitit 2023, në bashkëpunim me donatorët.  Falë LAUNCHPAD, startup-et që do të krijohen rishtaz do të kenë akses në mekanizmat mbështetës të krijuar posaçërisht për t’i ndihmuar ata të shesin produktin apo shërbimin dhe të rriten në vijimësi. Bashkë me inkubimin dhe zhvillimin, do të ketë mentorim, trajnime, ekspertizë dhe funksionalitete të tjera të laboratorit, pa pagesë, me qëllim ndihmën ndaj  sipërmarrësve të rinj, që të ndërtojnë produkutet e para dhe arrëdhëniet e para të biznesit. Nga ana tjetër, bizneset që operojnë në vend do të jenë pjesë e programit duke identifikuar produkte ose shërbime potenciale me interes për fushën e tyre të veprimit në tregun vendas dhe të huaj.

Innovation cannot be developed in isolation; it requires collective action. At TechSpace, you can find the resources, knowledge, and talent to develop your initiatives.

Address: Building of Innovation, St. Pope John Paul 2, Tirana

Email: info@techspace.al