8 Mars 2019
Në një takim krejt të veçantë pranë #TechSpace, një prej ambienteve më të bukura në kryeqytet dedikuar teknologjisë, gra dhe vajzave të suksesshme të fushës së Teknologjisë së Informacionit morën pjesë në aktivitetin me temë “Gratë në Tech”.Gjatë bashkëbisedimit u fol për rolin e vajzave dhe grave në fushën e Teknologjisë së Informacionit, punës së tyre të përditshme, sfidat dhe ambicjet. Drejtoresha e AKSHI-t, znj. Mirlinda Karçanaj u shpreh se 8 Marsi është dita në të cilën vajzat dhe gratë përpiqen të manifestojnë në sinkron forcën e dijes dhe aftësive duke folur për arritjet personale, arritjet e përbashkëta dhe synimet e gjithësecilës.E pranishme në takim, Prof. Dr Kozeta Sevrani, pedagoge e Informatikës dhe e Sistemeve të Informacionit të Menaxhimit shprehu kënaqësinë dhe vlerësimin e saj për të gjitha vajzat dhe gratë që ia kanë dalë të kenë sukses në fushën TIK. Znj. Sevrani solli eksperiencën e saj personale, duke rrëfyer për sfidat personale dhe vështirësitë e hasura për të qenë një grua e suksesshme dhe mbi të gjitha profesioniste në fushën e saj.Ndër zonjat e tjera të pranishme në event ishte edhe drejtoresha e shkollës së mesme profesionale TIK ‘Hermann Gmeiner’, znj. Heide Gjoni, e cila edhe ajo tregoi për sfidat profesionale, ndërsa shprehu vlerësimin maksimal për vajzat e shkollës të cilën drejton, pasi janë ambicioze dhe mjaft të përkushtuara në studimet e tyre.Në fund të takimit, mes drejtoreshës së AKSHI-t dhe znj. Hedie Gjoni, u nënshkrua një marrëveshje mirëkuptimi për kryerjen e praktikës profesionale sipas drejtimeve specifike që ata ndjekin të nxënësve të shkollës teknike elektronike “Gjergj Canco” dhe shkollës për Teknologji Informacioni dhe Komunikimi “Hermann Gmeiner” pranë ambienteve të AKSHI-t.