14 Maj 2019
TechSpace gjatë kësaj jave ishte shtëpia mikpritëse e disa prej ekspertëve më në zë të Microsoft, për Evropën Qendrore dhe Lindore, të cilët realizuan me të rinj dhe të reja të fushës TIK, tre sesione informuese lidhur me bazat e menaxhimit të incidenteve, transformimin digjital dhe Inteligjencën Artificiale.Sesioni i parë informues u mbajt nga eksperti slloven, Boštjan Gspan, i cili shpjegoi se në rast sulmi kibernetik, duhet ndalur paniku dhe për këtë personeli përgjegjës duhet të jetë i mirëmenaxhuar, duke u fokusuar në tri çështje: mbrojtje, zbulim dhe përgjigje.Në momente sulmi sugjerohet që ekipi i posaçëm të vihet në rolin e hacker-ave, duke ngritur skemën se kush mund të jenë autorët dhe përse kanë sulmuar. Të dhëna statistikore tregojnë se sulmet në pjesën më të madhe të rasteve kryhen për qëllime monetare, për qëllime politike, konkurrence, prej përdoruesve të pakënaqur, etj.Të rinjtë e pranishëm morën informacione të sakta lidhur me përgatitjet e duhura që nevojiten për të menaxhuar situata kritike që ndodhin në pjesën e sigurisë të një institucioni apo kompanie, si dhe mënyrat për të reduktuar impaktin negativ.Në sesionin e dytë me temë: “Change, Change, Change…“ (Adoption and Change Management)”, dy konsultentët e Microsoft, Irena Knežević-Stojanović dhe Sead Borovina folën për transformimi digjital dhe ndryshimin e madh që vjen prej njerëzve, në dobi të njerëzve. Ekspertët theksuan se transformimet digjitale nuk mund të bëhen pa njerëzit, ndaj ato sjellin përfshirjen e njerëzve, fuqizojnë punonjësit, optimizojnë veprimtarinë, përsëri në funksion të njerëzve e njëkohësisht transformojnë produktet për njerëzit.Më tej, Stojanović dhe Borovina u mësuan të rinjve se si mund t’i afrohen përdoruesit fundor për ta përdorur aplikacionin apo zgjidhjen IT të implementuar prej tyre.Sesioni informativ i shndërruar në një komunikim interaktiv me të rinjtë pjesëmarrës do t’i lerë vendin takimit të tretë që do të zhvillohet sërish pranë TechSpace, ditën e enjte në orën 16:00.Gjithashtu, Inteligjenca Artificiale është gjithnjë një subjekt mjaft interesant diskutimesh, ndaj kjo ishte tema të cilën trajtoi arkitekti digjital Aleksandar Stojković, i cili ndodhet për herë të dytë për në takim informues me të rinj pranë TechSpace.Inteligjenca Artificiale, ndryshe nga sa ishte imagjinuar vite më parë, sot krijon mundësi reale, të reja, duke çuar përpara fuqizimin dhe zhvillimin e një kompanie.