AllSafe – CybeSafety Organization në bashkëpunim me TechSpace organizuan aktivitetin talks session me temën “Ndikimi i produkteve digjitale në krijimin e zakoneve tek përdoruesit”
Tema trajtoi elementë se si produktet digjitale arrijnë të krijojnë varësi tek përdoruesit duke induktuar kryerjen e veprimeve të përsëritura, identifikimi dhe kategorizimin e një produkti për plotësim nevoje dhe një produkti “Luksi”, etj. Referues në këtë aktivitet ishte Gerion Treska. Gjatë aktivitetit morën pjesë rreth 30 të rinj, studentë, dhe anëtarë të Techspace.