Stacioni i radhës për fushatën disaditore promovuese dhe informuese për projektin më të ri TOM në TechSpace, ishte Instituti i Studimeve EuropianeTeknologjia dhe zhvillimi i Shqipërisë ecën paralel me vendet e tjera europiane, ndaj edhe të rinjtë e pritën me interes risinë që TOM do të sjellë në vendin tonë, falë një komuniteti që po krijohet rishtas dhe që shumë shpejt do të krijojë produktet e para inovative.Ashtu si në të gjithë botën, edhe në Shqipëri, komuniteti TOM do të krijojë produkte me kosto të ulët financiare, duke përdorur zgjidhjet më të fundit teknologjike për t’i ardhur në ndihmë pjesës më vulnerabël të shoqërisë, që përfshin personat me aftësi të kufizuar, familjeve në nevojë apo edhe fëmijë me nevoja të veçanta.Të rinjtë u shprehën entuziaztë për të qenë pjesë e projektit gjigand TOM, i cili synon të shtrihet edhe në qytete të tjera të vendit.Thirrja jonë që secili nga ju që kërkon të jetë pjesë e nismës më të fundi është ende e vlefshme, ndaj aplikoni menjëherë në linkun 👉 https://techspace.al/tom/