Xheni Hatillari ka mbaruar studimet në fushën e shkencave mjekësore teknike ndërsa ka një sërë trajninesh në fushën e të drejtave të njeriut dhe të rinjve në programet Erasmus+.
Karrierën e saj ka filluar në vitin 2015 me punë vullnetare në Shqipëri e në Europë me anë të programit Erasmus +. Pas kthimit në Shqipëri ka vazhduar angazhimin në shoqërinë civile, ku për vite me radhë ka qenë e angazhuar në programe të ndryshme të institucioneve ndërkombëtare si Peace Corps, SwissContact, U.S Embassy Tirana, OSCE etj.
Ajo ka mbajtur trajnime të ndryshme me organizatat ndërkombëtare të cilat operojnë brenda dhe jashtë vendit si dhe është përfaqësuese e Shqipërisë në programin Community Solutions nga Departmenti i Shtetit Amerikan me fokusin në paqen dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm ku ka punuar për disa muaj si data analyst për Placer Network Community, Kaliforni.
Nëse dëshiron të regjistrohesh në TechSpace si start-up kliko në link-un në BIO ose na shkruaj në: info@techspace.al