👩Xheni Hatillari ka mbaruar studimet në fushën e shkencave mjekësore teknike ndërsa ka një sërë trajninesh në fushën e të drejtave të njeriut dhe të rinjve në programet Erasmus+.

✅Karrierën e saj ka filluar në vitin 2015 me punë vullnetare në Shqipëri e në Europë me anë të programit Erasmus +. Pas kthimit në Shqipëri ka vazhduar angazhimin në shoqërinë civile, ku për vite me radhë ka qenë e angazhuar në programe të ndryshme të institucioneve ndërkombëtare si Peace Corps, SwissContact, U.S Embassy Tirana, OSCE etj.
👉Ajo ka mbajtur trajnime të ndryshme me organizatat ndërkombëtare të cilat operojnë brenda dhe jashtë vendit si dhe është përfaqësuese e Shqipërisë në programin Community Solutions nga Departmenti i Shtetit Amerikan me fokusin në paqen dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm ku ka punuar për disa muaj si data analyst për Placer Network Community, Kaliforni.
🌎Nëse dëshiron të regjistrohesh në TechSpace si start-up kliko në link-un në BIO ose na shkruaj në: info@techspace.al