16 Maj 2019

Inteligjenca Artificiale është gjithnjë një subjekt mjaft interesant diskutimesh. Pikërisht, kjo ishte tema të cilën trajtoi arkitekti digjital Aleksandar Stojković, eksperti i Microsoft për Europën Qendrore dhe Lindore, i cili ndodhet për herë të dytë për në takim informues me të rinj pranë TechSpace.<br>Inteligjenca Artificiale, ndryshe nga sa ishte imagjinuar vite më parë, sot krijon mundësi reale, të reja, duke çuar përpara fuqizimin dhe zhvillimin e një kompanie, nisme apo biznesi. E rëndësishme është që zotësia njerëzore të amplifikohet me teknologjitë inteligjente për t’i dhënë mundësi zhvillimit të mëtejshëm të një projekti.