7 March 2020

Më 7 Mars Women Techmakers në bashkëpunim me shtëpinë botuese ICTSmedia dhe Google Developer Group Tirana organizuan aktivitetin International Women’s Day (IWD) për të promovuar arritjet profesionale të femrave në teknologji, pranë TechSpace.Por më shumë sesa promovim i arritjeve të tyre, vendgrumbullimi IWD në Tiranë shërbeusi inspirim për të gjitha femrat në teknologji. Diskutime dhe histori frymëzuese, shkëmbim i eksperiencave me femra të suksesshme në teknologji ishin në fokus të kësaj ngjarje.Në këtë aktivitet morën pjesë femra të sukseshme në teknologjisë si Julia Hoxha themeluese e Zana, Mirlinda Karçanaj drejtoreshë e AKSHI, Anila Hoxha Tollkuci nga Banka Raiffeisen, Linda Shomo themeluese e EasyPay, Edlira Martiri pedagoge e Universitetit të Tiranës, Diana Xhumari nga Tegeria dhe Dorina Bebja nga Lufthansa Industry Solutions të cilat ndanë eksperiencat e tyre me pjesëmarrësit. Andrew Yates hulumtues në Institutin Max Planck i Informatikës në Gjermani drejtoi një workshop me temë “Deep Learning” në IWD.