3 maj 2023, ora 13:30 në TechSpace
TechSpace ju fton që të merrni pjesë në takimin e radhës të sipërmarrësve të suksesshëm në ekosistem për të folur mbi rrugëtimin në sipërmarrje.

Në takimin me sipërmarrësin Valer Pinderi do të flasim mbi:
👉E-commerce në Shqipëri;
👉Evolucioni i tregtisë online;
👉Avantazhet & disavantazhet e të bërit biznes në e-commerce në Shqipëri.

💡Valer Pinderi është themelues i kompanisë së parë të mirëfilltë e-commerce në Shqipëri që nga 2011 me Dyqan Taxi dhe tani e transformuar në Aladini Trade Partner. Ai ka një edukim në ekonomi më profil të theksuar në marketing pranë Universitetit të Tiranës në Shqipëri.
💡Pinderi ka një eksperiencë të plotë prej 360 gradë me tregtinë në internet, pasi e ka nisur nga një prej bizneseve më të mëdha tradicionale të shitjeve me pakicë dhe më pas themeloi kompaninë e tij duke qënë i vetmi punonjës. Sot ekipi i kompanisë së tij numëron mbi 65 persona.

Në vitet e fundit, z. Valer Pinderi ia ka dedikuar një pjesë të konsiderueshme të kohës së tij rritjes së kapaciteteve të të gjitha kompanive në Shqipëri për tregtinë online sepse sa më i mirë të jetë tregu dhe ekosistemi, aq më i madh do jetë numri i konsumatorëve për biznesin e tij dhe komunitetin që operon në këtë fushë.

Për tu regjistruar në këtë takim plotësoni link në linkun në vijim, ose kontaktoni në: info@techspace.al
Linku: https://techspace.al/regjistrohu/student/

#innovation #techspace #startup #sipermarrje