Më datë 21 shtator, në TechSpace rinisën takimet periodike “Meet the Entrepreneur”, me sipërmarrësin e njohur në fushën e marketingut digjital, Tomi Kallanxhi.
Në takim, Tomi foli për:
-
Rendësinë e marketingut në biznes/ startup-e;
-
Evolucioni i digital marketing;
-
AI dhe rëndësia në biznes.
Gjatë aktivitetit pati pyetje nga të rinjtë, si dhe themeluesit e startup-eve mbi rrugëtimin e Tomit në sipërmarrje, sugjerime se kur është momenti i duhur për t’u shkëputur nga rutina e të punuarit “9 me 5”, kanalet më të mira të marketingut për të promovuar një produkt, etj.
Nëse jeni të interesuar të regjistroheni në TechSpace lutemi dërgoni një e-mail tek: info@techspace.al