Ju ftojmë të merrni pjesë në Workshopin e rradhës me temë “Introduction in Cyber Risk”, organizuar nga TechSpace.
🗓️24 maj
⏰18:00
📍TechSpace.
Në këtë Workshop është i ftuar tonë special Z. Steven A. Newton Principal Cyber Capacity Engineer në MITRE corporation 👥. Në këtë trajnim do të trajtohen tematikat si: Rëndësinë e bashkëpunimit, përpjekjet e shumë palëve për të krijuar konsensus mbi risqet, vendimet për riskun, dhe veprimet mitiguese. Menaxhimi i riskut konsiston në: – Identifikimin, parandalimin, zbulimin, shmangien dhe përgatitjen për kërcënimet ndaj infrastrukturës kritike dhe funksioneve thelbësore;
– Reduktimi i dobësive të aseteve, sistemeve dhe rrjeteve kritike;
– Mitigimi i pasojave të mundshme nëse ndodh një incident;
🎯 Qëllimi i këtij Workshopi është rritja e kapaciteteve në fushën e sigurisë kibernetike.
Ky workshop do të mbahet në gjuhën Angleze.
Për regjistrim na kontaktoni në DM.
Mirë se të vini! 💛