🌐 Të jetosh i sigurt në një botë digjitale.
#LIFE është një iniciativë dyvjeçare e financuar nga Erasmus+ që synon të fuqizojë të rinjtë, edukatorët, prindërit dhe komunitetin me njohuri për sigurinë digjitale, edukimin mediatik dhe qëndrueshmërinë kibernetike.
🎤 LIFExTalks është zëri i këtij vizioni – @amad_center.albania dhe TECHSPACE do organizojnë një seri eventesh dinamike që nxisin dialogun mbi sfida si:
🔒 mbrojtja e të dhënave personale
💬 luftimi i gjuhës së urrejtjes online
🤝 ndërtimi i hapësirave digjitale për të gjithë
Me folës frymëzues dhe diskutime të thelluara, #LIFExTalks sjell së bashku ekspertë, mësues, punonjës rinorë dhe qytetarë aktivë për të ndërtuar një të aardhme më të sigurt online. 🌍💡
📅 Data: 24 Korrik 2025
🕡 Ora: 18:30 – 20:00
📍Godina e Inovacionit: Rruga: Papa Gjon Pali II, Tiranë
📢 Bëhu pjesë edhe ti në këtë rrugëtim për një botë digjitale më të ndërgjegjshme dhe të përgjegjshme! Për regjistrime kontaktoni në MD. Mirë se të vini!
