TechSpace organizoi takimin e radhës të sipërmarrësve të suksesshëm në ekosistem për të folur mbi rrugëtimin në sipërmarrje.

I ftuar ishte Erind Aliçkolli  i cili foli mbi:

👉Marketingu digjital në Shqipëri;

👉Evolucioni i marketingut online;

👉 Mundësit që ofron në treg për të rinjtë që duan të nisin një startup në marketing digjital;

👉 Festivalin e inovacionit;

👉 Dështimet në rrugëtimin e tij në sipërmarrje.

💡 Erind është themelues i kompanisë TOK / Digital Agency një prej kompanive më të mëdha të margetingut digjital në vend, e cila fokusin e ka tek; krijimi i aplikacioneve, website, produkteve digitale, etj.

Erindi vjen nga një eksperiencë mbi 15 vite në fushën e marketingut digjital, konsulencës, si dhe ka dhënë kontribut të vazhdueshëm në ekosistem si mentor, trajnues për të mbështetur startup-et.

Erindi është edhe themelues i ngop_media, një nga mediat më të klikuara nga të rinjtë.

Në aktivitet të rinjtë patën shumë pyetje në lidhje me rendësin e marketingut digjital në promovimin e biznesit, si të jesh i suksesshëm në mediat online, rëndësinë e influencers në marketingun e shekulltit XXI, etj.

Në këtë aktivitet morën pjesë  nxënës të gjimnazit “Shkolla Teknike Ekonomike Tirane” si dhe anëtarë të Tech Space.

Për tu regjistruar në Tech Space plotësoni link në link-un në vijim, ose kontaktoni në: info@techspace.al

Linku: https://techspace.al/regjistrohu/student/

#innovation #techspace #startup #sipermarrje