🦸🏻MEET THE ENTREPRENEUR– TOMI KALLANXHI, THEMELUES I BIG MEDIA EXPERT
👉TechSpace, më datë 21 shtator 2023 ora 10:00 organizon takimin e radhës të sipërmarrësve të suksesshëm në ekosistem për të folur mbi rrugëtimin në sipërmarrje.
Në takimin me sipërmarrësin Tomi Kallanxhi, do të flasim mbi:
👉Rendësin e marketingut në biznes/ startup-e;
👉Evolucioni i digjital marketing;
👉AI dhe rëndësia në biznes.
Kallanxhi, mund të konsiderohet si një pionier i teknologjisë dhe start-up-eve në Shqipëri. Kur ai lançoi startup-in e tij të parë teknologjik, SHPI.AL, një platformë e pasurive të paluajtshme bazuar tek përdoruesit, nuk kishte pothuajse asnjë ekosistem startup në Tiranë dhe përpjekjet e tij duhej të ishin të shumta për të ndryshuar mentalitetin e një industrie të vjetër si pasuritë e paluajtshme, dhe klientët. Dhjetë vjet më vonë, ai është një sipërmarrës serial, themelues dhe bashkëthemelues i disa startup-eve të teknologjisë dhe Big Media Expert, një Agjenci e Transformimit Dixhital me zyra në Tiranë, Londër dhe Filadelfia.
Për tu regjistruar në këtë takim plotësoni link në linkun në vijim, ose kontaktoni në: info@techspace.al