Ditën e sotme Tech Space nisi takimet periodike “Meet the Entrepreneur” me sipërmarrësin e njohur në fushën e tregtisë online, Valer Pinderi.
Valer Pinderi është themelues i kompanisë së parë të mirëfilltë e-commerce në Shqipëri që nga 2011 me Dyqan Taxi dhe tani e transformuar në Aladini Trade Partner.
Sot në aktivitetin me anëtaret e TechSpace si dhe me maturantë të shkollës “E mesmja ekonomike Tiranë” pati mundësi të flas mbi:
-
Si nisi biznesin e tij në tregti online
-
Evolucioni i tregtisë online;
-
Avantazhet & disavantazhet e të bërit biznes në e-commerce në Shqipëri.
-
Rëndësia e AI në suksesin profesional të të rinjve
-
Mundësit që Aladini ofron për të rinjtë, etj.
Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit patën pyetje të shumta mbi menaxhim e kohës të një sipërmarësi, rëndësia e marketingut digjital në biznes, rëndësia e mikro-infuencër, affiliate marketing, etj.
Valeri vizionit të tij në fushën e sipërmarrjes i dha rëndësi edhe investimit tek startup-et dhe të rinjtë që kanë një ide të mirë biznesi dhe janë në kërkim të investimeve.
Nëse jeni të interesuar të regjistroheni në TechSpace lutemi dërgoni një e-mail tek: info@techspace.al