Ditën e sotme Tech Space nisi takimet periodike “Meet the Entrepreneur” me sipërmarrësin e njohur në fushën e tregtisë online, Valer Pinderi.

Valer Pinderi është themelues i kompanisë së parë të mirëfilltë e-commerce në Shqipëri që nga 2011 me Dyqan Taxi dhe tani e transformuar në Aladini Trade Partner.

Sot në aktivitetin me anëtaret e TechSpace si dhe me maturantë të shkollës “E mesmja ekonomike Tiranë” pati mundësi të flas mbi:

  • Si nisi biznesin e tij në tregti online

  • Evolucioni i tregtisë online;

  • Avantazhet & disavantazhet e të bërit biznes në e-commerce në Shqipëri.

  • Rëndësia e AI në suksesin profesional të të rinjve

  • Mundësit që Aladini ofron për të rinjtë, etj.

Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit patën pyetje të shumta mbi menaxhim e kohës të një sipërmarësi, rëndësia e marketingut digjital në biznes, rëndësia e mikro-infuencër, affiliate marketing, etj.

Valeri vizionit të tij në fushën e sipërmarrjes i dha rëndësi edhe investimit tek startup-et dhe të rinjtë që kanë një ide të mirë biznesi dhe janë në kërkim të investimeve.

Nëse jeni të interesuar të regjistroheni në TechSpace lutemi dërgoni një e-mail tek: info@techspace.al