Muhamet Zeneli është lektor në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës dhe vjen me mbi një dekadë përvojë në Teknologjinë e Informacionit në sektorin publik dhe privat. Ai është një entuziast i zhvillimeve të fundit të teknologjisë. Studimi i tij i doktoraturës është i fokusuar në fushat e Blockchain dhe Inteligjencës Artificiale. Atij i pëlqen të ndajë njohuritë dhe përvojat e tij me studentët, sipërmarrësit dhe entuziastët e tjerë të teknologjisë. Së fundmi ai është bashkëthemeluesi i “ALLSAFE – Cybersafety Organization”, e cila ka si mision rritjen e ndërgjegjësimit të publikut, në lidhje me sigurinë gjatë lundrimit dhe përdorimit të internetit, përmes edukimit dhe trajnimit të vazhdueshëm.