TechSpace ka nisur një fushatë informuese mes universiteteve kryesore në Tiranë, lidhur me projektin TOM, falë të cilit në mbarë botën po krijohen mundësi për produkte inovatore me kosto të përballueshme për shtresat më në nevojë të shoqërisë.
Kësaj radhe qëndruam në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe përmes një prezantimi më të detajuar të projektit zgjuam interesin e sudentëve për t’u bërë pjesë e komunitetit TOM.
Synimi ynë është që ta zgjerojmë masivisht komunitetin në Shqipëri masivisht për të krijuar sa më parë produktet inovatore në ndihmë të personave me aftësi të kufizuar, të moshuarve apo familjeve me pamundësi ekonomike.
Nëse jeni të interesuar të jeni edhe ju pjesë e TOM në Shqipëri, TechSpace ka hapur aplikimet.
Për aplikime klikoni në linkun: https://techspace.al/tom/