TECHSPACE në kuadër të mentorimit, mbështetjes, dhe trajnimit të
startup-eve që janë pjesë e co-working space si dhe në kuadër të planit të
aktiviteteve të 2023 ka hapur thirrjen për mentor.
Tech Space është qendra e inovacionit, në mbështetje të startup-eve,
individëve, studentëve që kanë një ide biznesi ose dëshirojnë të nisin një
startup.
Thirrja për mentor është e hapur për ekspertë të cilët:
– Kanë eksperiencë të mëparshme ( të paktën 3 vite) mentorimi në
ekosistemin e startup-eve;
– Janë themelues të një biznesi (opsionale);
– Kanë dëshirën të mentorojnë të paktën një startup duke dedikuar 4-8 orë
në javë mentorimit;
– Kanë formim në fushat; biznes, shkencat sociale, TIK, AI, blockchain, etj.
Personat e interesuar janë të lutur të dërgojnë:
– CV
– Letër motivimi
Në adresën: info@techspace.al