Techspace ne bashkëpunim me Pyrana dhe AWS User Group Albania, ju ftojnë në workshopin tonë të parë.
Ju ftojmë të bashkoheni me ne për dy sesione workshopi të drejtuara nga Edmond Cukalla:
𝐍𝐝ë𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐫𝐫𝐨𝐠𝐚.𝐨𝐫𝐠 𝐦𝐞 𝐏𝐲𝐭𝐡𝐨𝐧 & 𝐒𝐞𝐫𝐯𝐞𝐫𝐥𝐞𝐬𝐬:
Mësoni si të ndërtoni një HTTP API duke përdorur Python dhe teknologjitë Serverless në AWS.
𝐒𝐜𝐫𝐚𝐩𝐢𝐧𝐠 𝐢 𝐭ë 𝐝𝐡ë𝐧𝐚𝐯𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐋𝐢𝐧𝐤𝐞𝐝𝐈𝐧 𝐦𝐞 𝐏𝐲𝐭𝐡𝐨𝐧: Zbuloni si të nxirrni të dhëna të vlefshme nga LinkedIn duke përdorur Python dhe t’i shfrytëzoni për qëllime të ndryshme.
Detajet e Workshopit:
🗓️11 Qershor 2024
⏰18:00 – 20:30
📍TechSpace
Për të përfituar sa më shumë nga workshopi, merrni me vete laptopin dhe sigurohuni që keni një llogari ekzistuese në AWS.
Pas regjistrimit në Linkedin të Pyrana, do t’ju dërgojmë udhëzime të detajuara se si të përgatiteni.
Mos e humbisni këtë mundësi për të përmirësuar aftësitë tuaja në Python dhe për të mësuar rreth fuqisë së Serverless në AWS! Mezi presim t’ju shohim atje!
Teknologjitë që do të përdorim: Python, GitHub, CI/CD, AWS(CodePipeline, S3, CloudFront, API Gateway, WAF, Lambda / Layers, DynamoDB, Event Bridge, SQS, SNS, SES)
Ju mirëpresim!