UNICEF po kërkon të investojë në zgjidhje efektive teknologjike dhe inovative, për të ndihmuar cilësisht në shëndetin fizik dhe mendor të fëmijëve.
Një fond i veçantë për sipërmarrjen në industrinë e teknologjisë shëndetësore, me vlerë 100,000 dollarë do të vihet në dispozicion të startup-eve në fushën e teknologjisë.
Për të komunikuar drejtpërdrejt me startup-et, si dhe për të prezantuar në mënyrë të detajuar programin dhe kërkesat e tij, përfaqësues të UNICEF-it do të mbajnë një Sesion Informues, më datë 27 shtator  ora 14:00 në TechSpace.
Nëse startup-i juaj po përdor teknologjinë në vijim:
•     Artificial Intelligence (AI),  
•     Machine Learning (ML),  
•     Data Science (DS),  
•     drones,  
•     blockchain, or  
•     extended reality (XR),
ju ftojmë të konfirmoni brenda datës 26  shtator  2023, pjesëmarrjen tuaj në adresën info@techspace.al
Ju mirëpresim!