UNICEF po kërkon të investojë në zgjidhje efektive teknologjike dhe inovative, për të ndihmuar cilësisht në shëndetin fizik dhe mendor të fëmijëve.

Një fond i veçantë për sipërmarrjen në industrinë e teknologjisë shëndetësore, me vlerë 100,000 dollarë do të vihet në dispozicion të startup-eve në fushën e teknologjisë.

Për të komunikuar drejtpërdrejt me startup-et, si dhe për të prezantuar në mënyrë të detajuar programin dhe kërkesat e tij, përfaqësues të UNICEF-it do të mbajnë një Sesion Informues, më datë 27 shtator  ora 14:00 në TechSpace.

Nëse startup-i juaj po përdor teknologjinë në vijim:

•     Artificial Intelligence (AI),  

•     Machine Learning (ML),  

•     Data Science (DS),  

•     drones,  

•     blockchain, or  

•     extended reality (XR),

ju ftojmë të konfirmoni brenda datës 26  shtator  2023, pjesëmarrjen tuaj në adresën info@techspace.al

Për më shumë informacion klikoni linkun në vijim: https://www.unicef.org/innovation/venturefund/call-for-health-solutions

Ju mirëpresim!