RRETH NESH
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), si institucioni themelor sa i përket digjitalizimit të administratës publike dhe shërbimeve publike që u ofrohen qytetarëve dhe bizneseve, funksionon në bazë të ligjit Nr.43/2023 “Për Qeverisjen Elektronike”.
Bazuar në fushëveprimin e gjerë të tij, si dhe të ekspertizës ekzistuese të kapaciteteve njerëzore në dispozicion, AKSHI me 18 Shkurt 2019 inaguroi qendrën më të re teknologjike “TechSpace”, duke qënë përgjegjës për krijimin e ambienteve kreative të hapësirës së saj, hartimin e programeve në mbështetje dhe zhvillimin e Start Up-eve, si dhe nxitjes së bizneseve të konsoliduara brenda Qendrës në zgjerimin e aktivitetit të tyre.Humans of TechSpace
INFRASTUKTURA
Mjediset e “TechSpace” janë të projektuara për të mundësuar bashkëdizenjimin e produkteve inovatore, testimin e tyre, ndarjen e ideve dhe krijimin e prototipeve, si dhe çlodhjen në hapësirat e dedikuara.
PARTNERËT

Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Universitetin Politeknik të Tiranës

Shkolla e Mesme Profesionale TIK "Hermann Gmeiner"

Shkolla Profesionale Teknike Elektrike "Gjergj Canco"
Albanian-American Development Foundation
