MEET THE MENTOR – PhD (c ) Jorgo Çipa

Jorgo Çipa ka përfunduar studimet “Master i Shkencave në Sisteme Informacioni në Ekonomi” në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Në Mars 2021, Jorgo i është bashkuar stafit të Universitetit të Tiranës si pedagog i brendshëm, pas disa viteve angazhim si pedagog i ftuar në Fakultetin e Ekonomisë. Ai vjen në këtë pozicion të ri pas 8 viteve eksperience pune pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, ku ka mbajtur pozicionin si Përgjegjës i Sektorit të IT dhe Sigurisë së Rrjeteve.

Puna e tij kërkimore është fokusuar mbi çështjet e sigurisë në rrjetet e komunikimeve elektronike dhe veçanërisht në lidhje me bllokimin, filtrimin dhe heqjen e përmbajtjeve të paligjshme ose të dëmshme në internet.

 

Nëse dëshiron të regjistrohesh në TechSpace si start-up kliko në link-un në BIO ose na shkruaj në: info@techspace.al

https://techspace.al/regjistrohu/startup/