28 Mars 2019

28 mars – Në ambientet e #TechSpace sot u zhvillua një sesion informues nga Ambasada Amerikane në Tiranë për organizatat shqiptare të interesuara të aplikojnë për projektpropozime të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci.Gjatë sesionit u dhanë detaje mbi prioritetet e programit, këshilla mbi një propozim konkurrues dhe procesin e aplikimit. Gjithashtu sesioni përfshiu një prezantim të shkurtër mbi promovimin e çështjeve të ndryshme nëpërmjet medias sociale.