Vazhdojnë sesionet informuese të Projektit TOM, destinacioni i kësaj jave ishte Fakulteti i Ekonomisë-Universiteti i Tiranës.

Teknologjia dhe zhvillimi i Shqipërisë ecën paralel me vendet e tjera evropiane, ndaj edhe të rinjtë e pritën me interes risinë që TOM do të sjellë në vendin tonë, falë një komuniteti që po krijohet rishtas dhe që shumë shpejt do të sjellë produktet e para inovative.

Ashtu si në të gjithë botën, edhe në Shqipëri, komuniteti TOM do të krijojë produkte me kosto të ulët financiare, duke përdorur zgjidhjet më të fundit teknologjike për t’i ardhur në ndihmë pjesës më vulnerabël të shoqërisë, që përfshin personat me aftësi të kufizuar, familjet në nevojë apo edhe fëmijë me nevoja të veçanta.

Pjesë e këtij takimi promovues ishte edhe znj. Bora Muzhaqi, Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, duke theksuar rendësin e këtij projekti dhe vlerën e shtuar që angazhimi në këtë projekt do të ketë në jetën profesionale të të rinjve.

Thirrja për aplikim do të jetë e hapur deri në fund të qershor 2023 në link-un në vijim:

https://techspace.al/tom/